181 pacientë me COVID-19 në spitale, 14 shtatzëna e 6 fëmijë

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 181 pacientë janë të hospitalizuar nga COVID-19, prej tyre 168 të konfirmuar pozitivë, 10 të negativizuar dhe 3 të pakonfirmuar.

136 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë, ka njoftuar SHSKUK.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive,69 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 7 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Spitali i Prizrenit,14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjakovës, 19 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 13 pacientë