Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 10,800.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,076 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës.
Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.