COVID-19: 100 pacientë në trajtim në spitale

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim janë 100 pacientë.

Prej tyre, 70 janë të konfirmuar me COVID- 19 dhe 30 të tjerë postCOVID-19.

“Sipas raportit të punës- i datës 20 janar 2022, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 100 pacientë. Prej tyre, 70 të konfirmuar me COVID- 19 dhe 30 të tjerë post- COVID-19. Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni”, thuhet në raportin e SHSKUK-së.

Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 28 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, tre pacientë me maskë oksigjeni

Klinika e Pediatrisë, pesë pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, shtatë pacientë

Spitali i Prizrenit, katër pacientë

Spitali i Pejës, gjashtë pacientë

Spitali i Gjakovës, nëntë pacientë

Spitalit Mitrovicës, tetë pacientë

Spitali i Ferizajt, tre pacientë.