Dy të vdekur dhe 373 raste me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 373 raste pozitive, nga testimi i 3,139 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë, numri i rasteve pozitive në tërë Kosovën është 9,461.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 1,427 doza të vaksinës. Deri më tani me të dy dozat janë vaksinuar 811,331, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 94.149 persona.

Numri i dozave të administruara në tërë Kosovën që nga fillimi i procesit të vaksinimit në fund të muajit mars të vitit të kaluar, është 1,802,978.