Konfirmohet një i vdekur dhe 2957 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2957 raste të reja me koronavirus nga testimi i 11.913 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 24.82 për qind.

Shifra e rasteve të reja është më e ulët se ajo e të shtunës, ku u regjistruan 3.206 të infektuar nga 11.883 mostra të testuara. Ishte ky rekord ditor i regjistruar në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga COVID-19.

Ndërkohë janë shëruar 458 qytetarë. Numri i të shëruarve ka arritur në 160.705. Numri i rasteve aktive ka arritur në 17.743.