Një i vdekur dhe 55 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se edhe 55 raste të reja kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë kësaj kohe.