6 të vdekur dhe 1283 raste të reja me koronavirus

Gjashtë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 1,283 raste të reja, nga testimi i 6,696 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë numri i rasteve aktive është 26,977

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 1,239 persona. Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 808.218 persona, me dozë të tretë dhe përforcuese 88.718 persona.

Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i këtij procesi në fund të marsit të vitit të kaluar është 1.792.775.