Një i vdekur dhe 424 raste të reja me koronavirus

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 424 rate të reja ditore, si dita më e rëndë deri tash më 2022. 424 rastet e reja kanë dalë nga testimi i 6360 mostrave, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 89 persona. Numri i rasteve aktive është ngritur në 2417.

Si pasojë e COVID-19, nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2992 persona.